Dy persona të tjerë janë shpëtuar sot në det. Një mjet lundrues pësoi defekt pranë zonës të kalasë në Vlorë.
Personat që ndodheshin në mjetin lundrues kërkuan ndihmën e policisë. Pas ndërhyrjes së policisë kufitare dy persona janë shpëtuar nga mbytja.
Kujtojmë që 5 persona u shpëtuan po sot nga policia kufitare në Karaburun, pasi rrezikuan mbytjen pas një defekti në skaf./m.j