Teksa fituan një betejë, maturantët vazhdojnë luftën për testin e matematikës. Maturantët me anë të një peticioni online kërkojnë mosnjohjen e rezultateve të provimit por propozojnë që në konsideratë të merret vetëm mesatarja e gjimnazit.
Në të kundërt do t’i drejtohen gjykatës administrative. Ata vazhdojnë këmbëngulin se testi i matematikës ishte shumë I vështirë kur mangësitë kanë të qenë të shumta prej mësimit online e me orë të shkurtuara në kohë pandemie.
Edhe pse ministria e arsimit uli pragun e pikëve për çdo notë në 20%, numri i mbetësve në këtë provim shkoi në 3000. Edhe mësuesja Veronika Cfarku me eksperiencë 40 vjeçare në arsimin e mesëm sot pensioniste vlerëson se teza ishte e ngarkuar dhe koha nuk ishte e mjaftueshme.
Ajo thekson se nxënësit duhet të testohen për njohuritë e përgjithshme të marra në tekstet shkollore dhe provimet të mos hartohen në nivel olimpiade ku pyetjet janë kryesisht logjike.