Një ngjarje e rëndë është shënuar në një qendër tregtare në afërsi të Parisit.
Mediat e huaja shkruajnë, se një person, ka plagosur me thikë dy të tjerë.
Raportohet se autori i sulmit është arrestuar, ndërsa motivet që e dërguan të kryente plagosjen ende nuk dihet.
Sipas dëshmitarëve, personi arrestuar i goditi me thikë dy personat e tjerë, në gjoks.
Të dy viktimat, ndodhen në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Për të neutralizuar autorin, kanë ndërhyrë dy oficerë policie, të cilët në ato momente kanë qenë jashtë shërbimit.