Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se prej ditës së sotme ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID me njësitë e lëvizshme. Vaksinimi në komunitet filloi sot nga Paskuqani, në periferi të Tiranës dhe do të shtrihet në të gjithë vendin. Ajo u shpreh se kjo do të jetë një mënyrë efektive, pjesë e planit masiv të vaksinimit, për t’i dhënë mundësinë çdo qytetari të vaksinohet pranë vendbanimit të tij.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,016,554 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 431,722 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.