GRAMSH
Ledian Lami është i riu që mbeti i vdekur nga aksidenti i rëndë në Gramsh.
Minibusi ku ai po udhëtonte, doli nga rruga dhe përfundoi në përrua, e si pasojë 30-vjeçari ndërroi jetë në vend.
9 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, e paraprakisht, thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ata janë transportuar për në spital, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton aksidentin.
Deri më tani, nuk dihen shkaqet se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. BW