Autoritetet shëndetësore raportuan të shtunën edhe për 25,082 raste të reja pozitive – prej tyre 5,694 në Moskë. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Rusi arrin në mbi 5.7 milionë, ndërsa i viktimave në 142,253.
Rusia është duke përjetuar një valë të rëndë të infektimeve, që besohet të jetë shkaktuar nga varianti Delta i koronavirusit. Delta, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më infektuese se variantet e mëparshme.
Pavarësisht disa rekordeve të viktimave në javët e fundit, autoritetet ruse kanë thënë se nuk kanë plane për izolim.
Numri i infeksioneve të konfirmuara ditore në Rusi është rritur për më shumë se dyfish gjatë muajit të kaluar – nga rreth 9,000 në fillim të qershorit në më shumë se 25,000 këtë javë.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, që mbledh të dhëna për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 186 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë mbi katër milionë./REL