Në periudhën aktuale pjesa më e keqe e pandemisë së koronavirusit duke përfshirë vdekjet dhe shtrimet në spital ka kaluar. Kjo deklaratë vjen nga drejtori i programit të emergjencace shëndetësore të OBSH-së, Mike Ryan.
Në një intervistë për mediat e huaja ai tha se shumë vende kanë bërë një punë të mirë dhe në kohë rekord për vaksinimin e popullsisë së tyre, duke i dhënë kështu imunitet ndaj Covid-19.
“Ndikimet më të këqija të pandemisë së koronavirusit në shëndetin e individëve po marrin fund në disa vende, përfshirë dhe Irlandën, por kjo nuk është e njëjtë në shumë e shumë vende të botës të cilat ende nuk po arrijnë të vaksinojnë popullsinë.”-tha ai.
Ai gjithashtu dha një shënim paralajmërimi se rihapja shumë shpejt mund të çonte në rezultate të rënda për ata që janë akoma të ndjeshëm ndaj Covid-19 ndërsa variantet vazhdojnë të përhapen në të gjithë globin.
g.kosovari