Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë të shtunë në Elbasan.
Në vendin e quajtur Kthesa e Krastës, një mjet tip kamionçinë ka përplasur një fëmijë të moshës 12 vjeçare.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet.
I mituri është transportuar për në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë nuk dihet asgjë rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurit.
g.kosovari