Rruga Gusmar-Kuç, e cila lidh Tepelenën me Gjirokastrën dhe Përmetin është tashmë drejt përfundimit të punimeve.
Kryeministri Rama ka publikuar disa foto nga investimi ditën e sotme, ku shkruan se rruga është drejt mbarimit dhe do të sjellë një perspektivë zhvillimi për të gjithë zonën.
“Mirëmëngjes dhe këto foto të rrugës Gusmar-Kuç drejt përfundimit, që do jetë një ofertë e re për turistët dhe një perspektivë për të gjithë zonën, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Investimi për ndërtimin e kësaj rruge kap një vlerë prej 5,780,441 dollarë dhe fillimi i punimeve ka nisur në prill 2020.
g.kosovari