Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg” për pronarin e gomisterisë ku humbi jetën punonjësi 23-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 korrik në zonën e Kënetës. I riu humbi jetën aksidentalisht ndërsa në pranga ra pronari i gomisterisë, Xhemal Duka.
Rafael Talaj humbi jetën në vendin e tij të punës pas një incidenti që ndodhi gjatë momentit kur frynte gomën e një kamioni, e cila shpërtheu duke i shkaktuar atij vdekjen.
Pronari i gomisterisë akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
/b.h