I ftuar në emisionin “Java në RTSH”, mbrëmjen e sotme ishte anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Fatbardh Kadilli ku foli rreth aktualitetit dhe hetimet e fundit të SPAK.
Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Kadilli tha se SPAK është aleati i vetëm i brendshëm i opozitës.
Lidhur me ngjarjet që mund të ndodhin, ai u shpreh se ka një përzierje mes dëshirave dhe informacioneve që cfarë pritet të ndodh.
“Për mua, SPAK është aleati i vetëm i brendshëm i opozitës. Ne nuk kemi qenë të aftë si opozitë, pasi mendoj se duhet duartrokitur cdo arritje sado e vogël e SPAK. Kemi një përzierje mes dëshirës dhe informacioneve që kemi për rastet që SPAK duhet të merret. Pasurimi i shpejt i politikanëve, ka bërë që shumë të rinj të dëshirojnë politikën vetëm për t’u pasuruar. Kemi shumë forume rinore që kanë këto qëllime, pasi ndjekin këto shembuj,”– u shpreh Kadilli në emisionin “Java në RTSH”.
/b.h