Një pushues nga Kosova rrezikoi të mbytej në bregdetin e Velipojës pasditen e sotme.
Mësohet se 22 vjeçari po lahej në det por më pas ka pësuar disa komplikacione, duke rrezikuar të mbytej.
Kanë qenë pushuesit ata të cilët e nxorën të riun në breg, ndërsa më pas ka shkuar në vendngjarje ambulanca ku u bë i mundur shpëtimi i tij.
Ai u transportua në Spitalin e Shkodrës për mjekim më të specializuar./m.j