Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas përjashtimit të Fatos Tushes nga partia socialiste. Basha shprehet se Rama mund të lajë duart me një kryebashkiak apo të bëjë koka turku por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka.
“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!”, shkruan Basha.
Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe nga Partia Socialiste i shkarkuar nga detyra pak ditë më parë pas akuzave të SPAK për korrupsion.
Rama u shpreh se shkarkimi dhe përjashtimi i tij janë masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit, rezulton i pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tij.
/b.h
Ku ka me te qelbur se ti!
Je shume i lodhshem o Lul. Ke fut nje kasete dhe o burra. Se po te mos ishte Rama, Tushe nuk do vidhte. Ik o bur ndrysho kasete.
Peshku i sojit tend PO!