Neritan Ceka, në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur edhe për rolin e ndërkombëtarve në Shqipëri, duke veçuar ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.
“Unë mendoj që kjo është e vetmja grua, kjo ambasadore që flet shqip, në kuptimin kështu i duan këta. Ajo s’ka asnjë interes, ajo s’ka tendera, s’ka kompani për të sjellë. Ajo nuk impresionohet nga folklorizmi këtu .
Kjo mund të ketë bërë gabime,në mënyrë sesi sillet si ambasadore, por ajo është një shqiptare e vërtetë, dhe unë do t’i puth dorën.
Mos të kishin qenë amerikanët, ne sot s’do të kishim jo vetëm media, por as gjuhë, pra ne sot serbët do t’i kishim në Prizren.
Unë besoj te Reforma në Drejtësi, ky vend nuk ka vetëm maskarenj”, tha Ceka.
g.kosovari