Ditët e nxehta dhe temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetarë nga Kosova të marrin rrugën drejt bregdetit shqiptar.
Siç raporton Express, numri i madh i tyre ka bërë që në pikën kufitare në Vërmicë të krijohen kolona të gjata që në orët e para të mëngjesit.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e veturave në dalje të pikës kufitare në Vërmicë është 130-150 metra, dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta. Situatë më e qetë paraqitet në pikat tjera kufitare.
g.kosovari