Pa internet, pa rrugë të asfaltuara – lugina e Shushicës në jug të Shqipërisë është një vend i shkëlqyer në të cilin mund të pushoni çdo ditë.
Kompania gjermane prestigjioze e veturave, “MercedesBenz”, ka zgjedhur një rrugë të asfaltuar në një mal shkëmbor me gjatësi rreth 75 kilometra.
Këto male të kujtojnë filmat e Karl May, peizazhi i thyer me kontrast në mes të vijës bregdetare me detin e kaltër dhe malet shkëmbore me lartësi mbidetare prej 2700 metra, i cili ofron një sfond të rëndësishëm për një turne për modelin “OffRoad, MercedesBenz GLE 500 4MATIC”.
Gunther Holzmann, specialisti bavarez i industrisë automobilistike, ishte udhëzues në këtë aventurë të këtij modeli “OffRoad”. Në vitin 2010, ai ka kaluar katër javë duke udhëtuar nëpër Ballkanin Jugor dhe në fund përshtypje i ka
lënë një cep i Europës.
“Kombinimi i detit dhe malit të lartë 2700 metra, fshatra të vogla dhe mikpritja e njerëzve – kjo është ajo që më pëlqen
në këtë vend”, ka thënë Holzmann.
“MercedesBenz GLE 500 4MATIC” është model i përshtatshëm për terrene të ndryshme, si ato të lehta ashtu edhe ato të vështira.
Holzmann gjatë vozitjes në luginën e Shushicës këtë veturë e ka ngritur për 6 centimetra më shumë, në mënyrë që të kalojë sa ma lehtë këtë rrugë.
Ky model në versionin plugin hibrid posedon motorin benzinë 3.0litër V6 dhe me kapacitet prej 333 kuajfuqi dhe motorin elektrik me kapacitet prej 116 kuajfuqi, transmeton “Koha.net”. Fuqia e kombinuar në total është 449 kuajfuqi.
Specialisti Holzmann ka arritur të kalojë rreth 30 kilometra vetëm me motorin elektrik në shpejtësi prej 130 kilometra në orë.
“GLE 500 4MATIC” shpenzon karburant mesatarisht 3.3litër në 100 kilometra, ndërsa emeton dyoksid të karbonit rreth 78 gramë në një kilometër.
Specifikat kyçe të “GLE 500 e 4MATIC”:
– Konsumi i kombinuar i karburantit: 3.73.3 l/100 km;
– Emetimet e kombinuara të CO₂: 8478 g/km;
– Konsumi i energjisë NEDC: 18.0–16.7 kWh/100km.