I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga, në Dritare Tv, gazetari Arsen Rusta tha se personi që përmendet si “B”, të cilin ditën e sotme e publikoi edhe Berisha në Facebook, nuk është zëvendëskryeministri Erion Braçe. Rusta shtoi se bëhet fjalë për dosjen e Ibrahim Lamit, që shumica e thërrasin me emrin Braçe.
“Qeveria dha një premtim që ata që kanë abuzuar me detyrën dhe ata që do të abuzojnë do të përjashtohen përjetësisht nga tenderat. Dosja “Tushe” është dosje ku të gjithë flasin me të gjithë.
Askush nuk pyet për askënd. Ne kemi krijuar edhe median brenda unazës, sepse media jashtë unazës kushton.
Në çështje,janë përgjuar figura të ndryshme, deri te deputetët. Kjo nuk është hera e parë por SPAK sot ka favor procedural, nuk i merr leje askujt, nuk i tregon askujt dhe nuk e impononj dot askush që ta pushojë hetimin”, tha gazetari i kronikës.
Në lidhje me deputetin, ka lidhje Braçe meqë Berisha në një status përmend një B?
“Në fakt një dosje quhet “Braçe”, është ajo e Ibrahim Lamit që shumica e thërrasin Braçe. Jo për të kundërshtuar Berishën, por për rastin në fjalë nuk bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Braçe. Është një tjetër politikan i lartë, të cilit iu pushua çështja për arsye të tjera, jo politike.
-Sepse ka vdekur?
– Nuk dua të flas më shumë, do dalë emri gjithsesi, qytetarët e dinë. Po të lexosh komentet e qytetarëve, ata e kanë treguar kush është. Qytetarët ndonjëherë dinë më shumë se gazetarët dhe se prokurorët”.
g.kosovari