Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një ditë më parë, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve europiane, të akredituar në Tiranë.
Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, Basha ka publikuar foto nga takimi, ndërsa shkruan se prioritet I PD vijon të mbetet integrimi I Shqipërisë në BE.
“Diskutime të frytshme sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Integrimi Europian i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike, ndaj do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të ecë përpara në këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm për qytetarët tanë. Për ne BE do të thotë votë e lirë, pavarësi e institucioneve, liri dhe pavarësi e mediave, ndarje e politikës nga krimi dhe luftë ndaj korrupsionit. Pa këto nuk mund të ketë as zhvillim, as integrim dhe as demokraci. 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe për Partinë Demokratike nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur. Prandaj ne do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.”-shkruan Basha.
Por, pas këtij postimi, ndjekësit e Bashës në rrjetet sociale, e kanë “masakruar” në komente.
“Ti gjithmonë të frytshme i ke patur takimet me ambasadorët. Ti thua se ti vodhën zgjedhjet, ata thonë më se të rregullta dhe i njohën si të rregullta e të ndershme”-shkruan një qytetar.
Ndërsa një tjetër shkruan se Basha ka bërë pazare për interesin e tij personal, dhe se në shtator do jetë në qeveri.
“Do me thënë e bëre pazarin. Në shtator je në Qeveri, i zgjuar je ti për interesin tënd personal Luloooo”.-shkruan qytetari.
Një tjetër qytetar ironizon Bashën, ndërsa shkruan “Me Gazmend Bardhin do ecesh para ti more qyqar”.
Gjithashtu një tjetër shkruan “Zoti Basha shko futu njëher në burg bashk me shokët nga PS, PD, LSI, etj. Për ato pislliqe që i keni bërë këtij vendi, pastaj kur të dalesh hajt na fol për demokracinë”.
“O Lulush hë u zgjove! Lufta kur do nisë! Apo e ke pas për luftën për kryetar partie! Eh prandaj tall topet Rama me ne! Interesohu i her si po ndahen shpijat e termetit! Shih ca bohet për bashki! Bo denoncime në SPAK! Se kjo është puna e Opozites fundja fundit.”-shkruan një tjetër qytetar./cna
/m.j