Banesa e reperes së njohur shqiptare, Loredanës është grabitur nga 10 persona të armatosur.
Hajdutët hynë në shtëpinë e këngëtares në Zvicër ndërsa ajo po flinte gjumë dhe i grabitën para e sende me vlerë.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Loredana në një postim në Instagram, ku publikoi video nga momenti i grabitjes dhe shkroi se “për fat të mirë familjes dhe ekipit të saj nuk i ndodhi asgjë”.
Reperja kërkoi informacion nga të gjithë njerëzit që mund të jenë në dijeni, pasi grabitësit i kanë marrë një send personal me shumë vlerë.
“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe ekipës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke”, shkroi Loredana.
/b.h