Disa orë pas vrasjes së presidentit të Haitit Jovenel Moïse në rezidencën e tij private policia vrau katër të dyshuar dhe arrestoi dy të tjerë.
Lajmin për vrasjen e Moïse e ka bërë me dije dje kryeministri i përkohshëm Claude Joseph, i cili tha se një grup personash të paidentifikuar, përfshirë edhe disa te cilët flisnin spanjisht, i kanë hyrë në rezidencë dhe e kanë qëlluar për vdekje në kokë me armë.
Ngjarjet vijnë mes një kaosi në rritje në një vend ku është shtuar dhuna e bandave dhe kishte pasur protesta ndaj sundimit gjithnjë e më autoritar të presidentit.
Haiti ka shpallur gjendja e shtetrrethimit, siç njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph gjatë një fjalimi të mërkurën në mëngjes.
Kufiri i Haitit me Republikën Dominikane dhe aeroportet e saj janë të mbyllura.
Zonja e parë Martine Moise, e cila u qëllua gjatë sulmit, ndodhet ende në spital në gjendje kritike.
Duke dënuar aktin çnjerëzor dhe barbar, kryeministri në detyrë bëri thirrje për të ruajtur qetësinë dhe siguroi qytetarët se situata tashmë është nën kontroll, duke garantuar vazhdimësinë e shtetit.
Moise ka qeverisur vendin më të varfër në Amerikë, prej vitit 2017 dhe është përballur me akuza të ashpra të korrupsionit dhe protesta masive kundër tij.
g.kosovari