Maska e parë me motive arbërshe do të ruhet në Muzeun e Kostumeve Arbëresh, njofton Carla Gallo, krijuesja e markës në rrjetet sociale.
“Frymerè”, maska e parë Arbëreshe, është bërë pjesë e Muzeut të Kostumeve të Santa Sofia d’Epiro (Cs) si një dëshmi për arbëreshët sot por edhe për brezat e ardhshëm, të cilët do të lexojnë për periudhën e pandemisë që shkaktoi virusi Covid-19.
“Frymerè është një markë tregtare e regjistruar në Kalabrinë multi-etnike. Krijimet e mia kontribuojnë për të aktualizuar një kulturë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë të dhënë me kalimin e kohës dhe traditave; si frymëzimi im i parë: maska arbëreshe, kushtuar doktrinës së rrënjëve të mia.
Falënderoj kryetarin Avv. Daniele Atanasio Sisca i cili, me largpamësinë e tij, na ka lejuar të shkruajmë një faqe të re në historinë e kulturës sonë Arbëreshe” shkruan Carla Gallo, në një postim në Facebook./m.j