Ka përfunduar sot seanca e fundit plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa pritet që në shtator pjesë e parlamentit të bëhen deputetët e dalë nga zgjedhjet e realizuara në 25 prill.
Pas seancës së zhvilluar në Kuvend, nuk kanë munguar përqafimet dhe buzëqeshjet mes opozitarëve të rinj të cilët janë bërë bashkë për festuar.
Gramoz Ruçi njoftoi vetëm pak kohë më parë që do të largohej nga politika për t’u lënë vendin të tjerëve. Sot ai ka drejtuar seancën e fundit si kryeparlamentar, duke mbajtur edhe një fjalim të shkurtër.
Ndërsa fotografi Agim Rama ka sjellë edhe disa momente të tjera që nuk u panë nga publiku. Ruçi kishte mbledhur disa kolegë socialistë dhe jo vetëm, me të cilët shkëmbeu edhe nga një gotë verë.
Halit Valteri ka ndarë disa fotografi në rrjetin social me kolegët deputetë teksa shfaqen së bashku dhe të buzëqeshur.
Por në ditën e fundit si deputetë, ka pasur edhe nga ata që kanë shprehur pakënaqësi për kolegët e tyre, ndër to Selami Jenishehri i cili ka thënë: Këta deputetë janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e popullit shqiptar”./m.j