talia mbrëmë u bë finalistja e parë e EURO 2020 dhe sonte do të mësojë me kë do të përballet. Prej orës 21:00, Anglia do tentojë me çdo kusht të mundë Danimarkën dhe për herë të parë në histori të kualifikohet në finale.
“Tre Luanët” nuk e kanë fituar kurrë Europianin, kurse rivali, Danimarka, ia ka dalë në vitin 1992, në një nga Europianët më surprizues. Sonte në Romë do të jetë një betejë, por sigurisht skuadra e Southgate është e favorizuar nisur nga emra që ka në ekip.
Tekniku anglez ka menduar edhe për formacionin dhe sipas mediave britanike rreshtimi do të vijojë me 4-2-3-1. Kapiteni Kane në sulm është i paprekshëm, ndërkohë që Sterling, Mount dhe Saka pritet ta mbështesin nga pas.
Rice dhe Phillips si “ekrane” nuk lëvizin. Janë ata që bëjnë punën e pista të Southgate dhe deri më tani kanë bërë Europian fantastik. Në portë Pickford nuk lëviz, sikurse edhe dyshja Stones-Maguire në qendër. Nga krahët pritet të luajnë Walker e Shaw. /abcnews.al
ANGLI-DANIMARKË, formacionet e mundshme
ANGLIA: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Saka, Mount, Sterling; Kane
DANIMARKA: Schmeichel; Vestergaard, Christensen, Kjaer; Stryger Larsen, Delaney, Hojbjerg, Maehle; Damsgaard, Dolberg, Braithwaite
g.kosovari