Zbulohet identiteti i plotë i 24-vjeçares e cila në kushte të rënda psikologjike pas një debati me bashkëshortin e saj ka ndërmarrë një akt ekstrem, duke u vetëhedhur nga ballkoni i banesës.
Fatkeqësisht kjo ka rezultuar fatale për gruan e re, e cila ka ndërruar jetë dhe bëhet fjalë për Anisa Gjinin. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ndërkohë, policia fill pas ngjarjes së rëndë ka arrestuar burrin e saj, Alfred Gjinin, 31 vjeç. Mësohet se çifti i bashkëshortëve kishin pasur një debat për motive banale mes tyre, duke bërë që gruaja të ndërmerrte veprimin ekstrem.
g.kosovari