Sot është dita ku deputetët e opozitës, por edhe një pjesë e konsiderueshme e atyre të mazhorancës do të ulen për herë të fundit në Kuvend, pas ditën e sotme zhvillohet seanca e fundit parlamentare për këtë legjislaturë. Rendi i sotme do të jenë ligjet e fundit që do të miratohen me votat e opozitës së re pas braktisjes së parlamentit nga PD dhe LSI në shkurt 2019.
Në rend dite është parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Departamentit të Administratës dhe Institutit të Krimeve të Komunizmit për punën e tyre vjetore. Nga ana tjetër, sot pritet edhe që të zgjidhjet kryetarja e re e AMA-s, ku në garë janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi, mes akuzave të opozitës se qeveria Rama po favorizon kandidaturën e kësaj të fundit.
g.kosovari