Një 50-vjeçare me banim në Sarandë përfundoi në prangat e policisë, pasi u kap duke trafikuar një të mitur 12 vjeç.
Policia bën me dije se i mituri është një nxënës i klasës së gjashtë, me banim në Bathore të Tiranës.
Njoftimi i plotë
Nga Specialistë për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. M, 50 vjeç, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, pasi në orën 14.30 të datës 06.07.2021 në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës i klasës së gjashtë, banor në lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.