Italia dhe Spanja janë duke u përballur në stadiumin ‘’Uembli’’ të Anglisë në kuadër të sfidës gjysmëfinale të Kampionatit Europian…
E gjithë bota e futbollit do t’i ketë sytë nga kjo sfidë e cila pritet të jetë spektakël i vërtetë. Italia vjen më e fortë se kurrë në këtë përballje pasi në stol ka një ekspert si Roberto Mançini i cili di si t’i motivojë lojtarët e tij. ‘’Axurrët’’ janë të pamposhtur në këtë Europian duke triumfuar në sfidat në grupe, më pas në fazën e 1/8-ve eliminuan Uellsin, ndërsa në çerekfinale dominuan Belgjikën e cila shikohej si ndër favoritet kryesore.
Nga ana tjetër, rrugëtimi i Spanjës ishte me mjaft luhatje ku pas dy barazimeve në dy sfidat e para në grup kundër Suedisë dhe Polonisë, iberikët shpërthyen me manita kundër Sllovakisë, për të eliminuar më pas në fazën e 1/8-ve Kroacinë sërish me manita pas 120 minutave lojë. Fati e ndeshi Spanjën me Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit në çerekfinale, ku ‘’furia e kuqe’’ u kualifikua vetëm pas gjuajtjes së 11-metërshave.
Mbrëmjen e sotme, të dyja skuadrat vijnë me moralin e fortë në një klasike të futbollit. Italia ka treguar që nuk di vetëm të mbrojë, por edhe të sulmojë e të shënojë gola duke e gjetur rrugën e rrjetës në këtë Europian gjithsej 11 herë në 5 takime. Mançini ka futur një frymë të re në skaudër, atë të grupit të bashkuar. Kjo u pa dhe me përvjeljen që skuadra i bëri Spinacolës pas dëmtimit, pasi ‘’axurrët’’ shohin njëri-tjetrin si element të rëndësishëm të pazëllit të tyre.
Statistikat favorizojnë Spanjën me 1 sfidë me shumë të fituar ku në 36 përballje midis dy kombëtareve, 11 fitore janë për Italinë, 12 për Spanjën ndërsa 13 janë ndarë në barazim. ‘’Axurrët’’ do të kërkojnë të hakmerren për finalen e Europianit të viti 2012 ku Spanja i poshtëroi me rezultatin 4-0.
Sa i përket foramcioneve, Luiz Enrike i ka habitur të gjithë duke zgjedhur në sulm Ojarzabal para Moratës. Nuk dihet nëse kjo është ndonjë strategji nga ana e teknikut spanjoll, por të gjithë kanë mbetur të habitur. Ndërsa në krahun tjetër, Mançini ka vendosur në krahun e majtë të mbrojtjes, Emerson, një zëvendësim i detyruar ky pas dëmtimit të rëndë të Spinacolës.
LIVE: ITALI-SPANJË 0-0
KOMENTI LIVE:
Mbyllet pjesa e parë!
44′ Pjesa e parë mbyllet me drithërimë në portën e Unai Simon, tentativa e Emerson ndalet nga traversa dhe shkon jashtë kuadratit.
42′ Ndeshje e luftuar në mesfushë, me të dyja skuadrat që provojnë herë pas here të ndërtojnë sulme të rrezikshme.
32′ Sërish rrezikshëm Spanja me Dani Olmon, por gjuajtja e mesfushorit, nuk ka saktësi duke shkuar jashtë kuadratit.
25′ Pranë golit Spanja, por fantastik portieri Donaruma, që me pritjen e tij, i djeg një shans të artë iberikëve, pas gjuajtjes së Dani Olmos.
21′ Ndizet sfida, Italia shpërdoron një rast të artë, pas shpërthimit të Emerson nga e majta, por as Imobile as Barela nuk arrijnë të godasin, teksa porta ishte e boshatisur.
18′ Italia provon me një skemë nga goditja e dënimit, por nuk e mbërrin dot topin Imobile.
14′ Ferran Torres lëshon goditjen e parë nga distanca, tentativa e tij shkoi jashtë portës së Donarumës.
12′ Pedri jep një top të mrekullueshëm për Ojarzabal, por futbollisti spanjoll, nuk arrin ta zotërojë, duke sfumuar një mundësi të mirë.
10′ Spanja merr zotërimin e topit, duke mos dalë nga stili i vet, por ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.
3′ Italia provon ta nisë në sulm, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e spanjollëve. Start i zjarrtë.
1′ Starton sfida në “Uembli”.
FORMACIONET ZYRTARE
ITALIA: Donaruma; Di Lorenco, Bonuçi, Kielini, Emerson; Barela, Zhorzhinjo, Verrati; Kieza, Insinje, Imobile, Trajner: R.Mançini
SPANJA: Unai Simon; Aspilikueta, Laporte, Erik Garsia, Zhordi Alba; Koke, Buskets, Pedri; Dani Olmo, Ferran Torres, Ojarzabal, Trajner: L.Enrike (Panorama)