Në një intervistë televizive, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se Teatri i ri Kombëtar do të jetë teatri më i bukur që do ketë Ballkani dhe jo vetëm, në 100 vitet e fundit.
“Tirana do të ketë Teatrin më të bukur që ka nahija jonë, Ballkani dhe Europa Lindore në 100 vitet e fundit.
Do të jetë një hapësirë moderne. Siç nuk jam tërhequr as nga Liqeni, as nga sheshi, as nga Kalaja, as nga lodrat, as nga Astiri nuk do tërhiqem as nga kjo vepër dhe për këtë ju jap fjalën”, u shpreh Veliaj për MCN.