ALBtelecom ofron përmes mbulimit me friendly Wi-Fi të 4 BiblioTech-ave një mundësi shumë e mirë për fëmijët dhe të rinjtë për të lunduar në internet të sigurt dhe për të mësuar më shumë.
Lehtësisht të aksesueshme në katër zona kyçe të Tiranës dhe të hapura për këdo që dëshiron t’i vizitojë, Bibliotech-at janë shndërruar në vende mjaft të frekuentuara. Çdokush që ka pasion Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit mund të ketë akses në to, mund të regjistrohet në trajnime të ndryshme si dhe të bëhet pjesë e Bibliotech Talks, të parat mjedise të mbyllura në Shqipëri që ofrojnë Friendly Wi-Fi.
Një projekt tepër interesant mbi edukimin, trajnimin dhe informimin e brezit të ri për sigurinë online, inovacionin, programimin, kodimin dhe TIK-un në përgjithësi, katër biblioteka të Tiranës: “Musine Kokalari”, “Misto Treska”, “Hamit Beqja” dhe “Aleksandër Moisiu” janë kthyer në qendrat e para pilot me laboratorë të mirëfilltë teknologjikë.
Një pikë shumë e fortë e BiblioTech-ave është edhe mjedisi i sigurt online, falë filtrave të Friendly Wi-Fi, një nismë globale përqafuar nga Bashkia e Tiranës dhe mundësuar nga ALBtelecom. Fëmijët e të rinjtë që do të frekuentojnë BiblioTech-at do të jenë të mbrojtur nga pornografia, dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi online dhe shfaqja e imazheve të papërshtatshme në rrjet.
Si pjesë e strategjisë së ALBtelecom për të sjellë internet për të gjithë e kudo, znj.Bilgen Aldan, Drejtore e Përgjithshme e ALBtelecom gjatë një takimi me të rinj të pasionuar pas risive dhe teknologjisë së informacionit i ftoi ata ta shfrytëzojnë këtë mundësi të re që është një vlerë e shtuar e një kryeqyteti modern si Tirana, duke theksuar që ky është një projekt, i cili paraprin edhe shumë të tjerë, me fokus gjeneratat e reja. Pas donacionit të infrastrukturës së Wi-fi në Sheshin Skënderbej dhe në liqenin artificial të Tiranës ky është kontributi i radhës i ALBtelecom për qytetarët e kryeqytetit.
Ky bashkëpunim kaq intensiv me shumë projekte të Wi-fi falas në qytetin e Tiranës flet vetë për përkushtimin e kompanisë për t’i ofruar qytetarëve mundësinë për të lundruar falas në internet, me cilësinë më të mirë dhe të sigurtë, duke u bërë shembull i vazhdimësisë së projekteve të njëpasnjëshme të ALBtelecom në kuadër të përgjegjësisë sociale për komunitetin. Në ngritjen e infrastrukturës së ofrimit të shërbimit të internetit Wi-Fi, janë vënë në dispozicion pajisjet më avangardë. ALBtelecom do të vijojë me projekte të ngjashme për të qenë gjithmonë e më pranë qytetarëve, në përmbushje të misionit të saj për të sjellë internet për të gjithë.