Analisti i njohur Agron Gjekmarkaj, i cili në shtator do të ulet në karrigen e kuvendit, si deputet i PD i zgjedhur më 25 prill, ka marrë një suprizë të veçantë mëngjesin e sotëm nga Papa Françesku.
Papa Françesku i dërgon “Bekimin apostolik” z.Gjekmarkaj, bashkëshortes së tij Elda dhe të bijës, Sofisë duke e nxitur në rrugën e besimit dhe uruar mbrojtjen e Hyut!
Gjekmarkaj është zgjedhur deputet në qarkun e Lezhës dhe është i besimit katolik, vokacionin kulturor që rrjedh prej e tij e ka pjesë të diskursit publik!
Vatikani dhe Shënjteria e tij Papa Françesku duket janë informuar për këtë duke ja njohur zyrtarisht autenticitetin!