Ditën e sotme është mbajtur Samtiti i Procesit të Berlinit, i organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Gjatë fjalimit të saj Merkel është shprehur se bashkëpunimi për një treg të përbashkët rajonal dhe njohja e diplomave është një çështje që nuk është realizuar ende por shumë shpejt do të ndodhë një gjë e tillë.
Kancelarja e ka cilësuar si një arritje eliminimin e tarifave për shërbimet e roaming-ut në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se tregu i Përbashkët Rajonal është një hallkë kyç për një bashkëpunim më të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Bregut, bashkëpunimi Rajonal do të jetë i suksesshëm vetëm nëse jetëson idetë konkrete e përpjekjet mbeten reale
Sot në Samitin e Procesit të Berlinit, organizuar nga Kancelarja AngelaMerkel
“Bashkëpunimi Rajonal do të jetë i suksesshëm vetëm nëse jetëson idetë konkrete e përpjekjet mbeten reale. Pak rëndësi kanë pastaj titujt e dokumenteve. Tregu i Përbashkët Rajonal është një hallkë kyç për një bashkëpunim më të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ne e dimë që ekonomitë e rajonit do të jenë konkurruese kur të jetë nevoja e bashkëpunuese kur duhet. Na mbetet të shpresojmë se dallimet do të shfaqen vetëm kur kjo të jetë e pashmangshme.
Samiti mblodhi në Berlin, Kancelaren #AngelaMerkel, Presidenten @ursulavonderleyen dhe liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor për të riafirmuar angazhimin e tyre për implementimin e tregut #rajonaltëpërbashkët në Ballkanin Perëndimor”, shprehet Majlinda Bregu./m.j