I shumëpritur pas një viti të vështirë pandemie, Festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë mirëpriti vogëlushët në Edicionin i 59. Janë interpretuar live 22 këngë të reja nga fëmijët e talentuar e të gjitha trevave shqipfolëse.
Nuk do të mungonin as surprizat, vecanërisht ato dedikuar mjeshtrit Kujtim Alija njeriu i cili gjithë jetën ia dedikoi rritjes së talenteve të vegjël të këtij festivali nga i cili ndër vite kanë dalë artistët më të mirë në vend.
Me mesazhe të drejtpërdrejta në vargjet e tyre, vogëlushët falën emocione të veccanta. Festivali u zhvillua në dy ditë dhe u mbyll me shpalljen e tre këngëve fituese. ‘Princesha e babit’, e Marina Daka mori cmimin e parë, ‘Vetminë askush se duron’, nga Uarda Dibra iu dedikua çmimi i dyë dhe ‘Fal dashuri’ të interpretuar nga Sibora Teqja mori cmimin e tretë.
Për ‘Princeshën e Babit’, fituesen e këtij edicioni të festivalit, emocionet janë të papërshkrueshme…..
“Ndihem shumë e lumtur. Nuk e prisja fare të fitoja. Jam dhe e lumtur se është dhe kënga për babin. Është hera e parë që konkurroj. Në përgjithësi babit ja dedikoj”, tregoi plot emocion fituesja e festivalit, Marina Daka.
I lumtur që u kthye mes emocioneve të vogëlushëve, Drejtori artistik Kujtim Alija e ka quajtur një jubile këtë 60 vjetor të festivalit për fëmijë.
“Në këtë natë besoj se Shkodrës, Shqipërisë dhe gjithë trevave që flitet shqip i treguam se talentet nuk mungojnë dhe mbi të gjitha krijimtaria për fëmijë e tregoi dhe sonte”, tha drejtori i festivalit, Kujtim Alija.
Shkodra e do festivalin e fëmijëve dhe këtë dashuri e ka përcjellë për çdo brez për të gjithë shqiptarët kur në 60 vjet vargjet dhe emocionet e vogëlushëve kanë transmetuar gjithçka ata i rrethon./m.j