Adoleshentët në Shqipëri janë të rriskuar nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, shtatzëni të padëshiruara, dhuna për shkak të gjinisë dhe abuzimi seksuale.
Shifrat e larta të abuzimit seksual që raportohen janë shkak i mungesës së informacionit.
Ndonëse në shkollat tona bëhet edukatë seksuale, nxënësit kanë shumë mangësi, nuk dinë të dallojnë format e dhunës dhe abuzimit seksual dhe më keq akoma,nuk kanë kurajo ti tregojnë.
Një studim i bërë për herë të parë me nxënësit e një shkolle në Tiranë tregon se si duke i informuar ata mund të parandalojmë që fëmijët tanë të jenë pre e abuzimeve seksuale apo e dhunës.
Përveç prindërve për të mësuar fëmijët tanë si të mbrohen nga dhuna dhe abuzimet seksuale duhet të ndërhyjmë në kurikulat e shkollës.
Në një raport të Komisionerit për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, thuhet se një pjesë ne pesë fëmiëj rezulton të jetë subjekt i ngacmimit në shkollat shqiptare./tch
/m.j