Kapiteni i anijes që transportoi pilotin Babis Anagnostopulos nga vendi ku mbahej përkujtimorja për të shoqen në GADA ku ai rrëfeu vrasjen para hetuesve ka treguar si reagonte ai gjatë rrugës.
“Nuk kam parë aktor më të mirë. Ai po buzëqeshte si të ishte duke bërë shëtitje në det”, deklaroi ai.
Dimitris Anthimos tha se nuk ishin njoftuar për të nxjerrë njerëzit në xhiro por për një operacion policor të fshehtë dhe të mirëorganizuar. Ai dhe anëtarët e tjerë të bordit nuk e dinin as emrin e personit që do transportonin.
Ata e kuptuan që ishte burri i Caroline. Fillimisht policia kishte menduar transportimin e tij me helikopter ndërsa më pas e shmangën këtë opsion për shkak se donin ta linin atë të fluturonte me një mjet që e njeh me sy mbyllur./m.j