32-vjeçari Babis Anagnostopoulos ndodhet pas hekurave pasi pranoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Caroline Crouch. Por mediat greke ende publikojnë detaje lidhur me jetën e çiftit në Athinë.
Sipas Protothema, 6 ditë para vrasjes së Caroline, piloti bleu një tokë në emrin e tij me paratë që kishte marrë nga nëna e gruas së tij. Lajmi u konfirmua për SKAI nga avokati i familjes, Thanasis Harmanis.
Ndërkohë, avokati i Eleni Mylonopoulou, psikologia e çifti zbuloi se Caroline i kishte thënë bashkëshortit se do të divorcoheshin para se të fillonin seancat tek ajo.
“Caroline kishte vendosur të divorcohej dhe erdhi tek unë për ta këshilluar sesi ta trajtonte prishjen e martesës së saj. 20-vjeçarja nuk pranoi të kishte marrëdhënie me prindërit e bashkëshortit të saj dhe nuk e kishte fshehur dëshirën për të lënë shtëpinë,”-tha ajo.
Gjithashtu Caroline kishte vendosur që të mos e pagëzonte vajzën e tyre, Lidia, në Athinë por në Filipine, vend nga ku edhe kishte origjinën. Këto informacione kanë qenë që në fillim pjesë e dosjes së përgatitur nga autoritetet duke vendosur që në fillim Babis nën “dritën” e të dyshuarit kryesor.
Babis Anagnostopulos u arrestua 37 ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari./m.j