Reduktimi i hapësirave të gjelbra ka ndikuar në cilësinë e ajrit në vend.
Nga monitorimet e realizuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit gjatë vitit të shkuar, në qytete si Elbasani, Durrësi Berati dhe Kukësi, u vu re një tejkalim i nivelit të ndotjes së lejuar nga Bashkimi Europian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Pandemia e Covid-19, sipas matjeve të realizuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit kryesisht gjatë masave të ashpra kufizuese, ndikoi në uljen e nivelit të grimcave të pluhurit dhe dioksidit të karbonit në ajër.
Nga ana tjetër, monitorimet e kryera pas lehtësimit të masave shtrënguese tregojnë për rikthimin në nivelet e ndotjes së para krizës shëndetësore.
Shqipëria vlerësohet nga organizatat ndërkombëtare që kanë fokus mbrojtjen e mjedisit si një ndër vendet që po ecën me ritme të shpejta në reduktimin e pyjeve dhe kullotave si pasojë e prerjeve dhe zjarreve e që nga ana tjetër rrezikohet nga rritje e nivelit të ndotjes së ajrit në nivele shqetësuese.
/b.h