Pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime në të gjithë vendin tonë. Por, sipas Meteoalb pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash fillimisht në zonat jugore dhe gradualisht vranësirat përfshijnë gjithë territorin por pa mundur të gjenerojnë reshje.
Mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe mbizotërim të kthjellimeve. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke u luhatur nga 11°C mëngjesi në zonat malore deri në 35°C mesdita në zonat e ulëta.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
/b.h