Turqia i kërkon edhe njëherë Shqipërisë ekstradimin e të gjithë personave që Ankaraja i konsideron si terroristë. Zëdhënësi i Presidentit Erdogan i përsëriti edhe njëherë rrezikun që përbën organizata FETO Kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi që pati me të në Tiranë.
“Autoritetet shqiptare po bëjnë një punë të rëndësishme së bashku me në në luftën kundër organizatës FETO. Kjo organizatë terroriste arrin të manipulojë institucionet e vendeve ku është e përhapur. Ne jemi të vendosur që mos ta lejojmë që diçka e tillë të ndodhë në Shqipëri. Kjo organzatë është një rrezik i madh për shtetet ku ushtron aktivitetin. Ne e dimë që ai grup punon për të helmuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona”.
Temë e diskutimit ka qenë edhe blerja nga ana e Shqipërisë e dronëve turq të tekonologjisë së fundit, një investim prej 8 milionë eurosh për sigurinë.
“Me Kryeministrin Rama folëm edhe për sigurinë në rajonin e Ballkanit dhe bashkëpunimin tonë në NATO. Kemi bashkëpunim të mirë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes. Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë do të thotë paqe dhe stabilitet për Turqinë dhe po ashtu paqe dhe stabilitet për rajonin. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Shqipërinë në fushën e sigurisë dhe kemi projekte të përbashkëta. Do të punojmë së bashku në luftën kundër terrorizmit, trafikut të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike”.
Ibrahim Kalin thotë se e njoftoi Kryeministrin Rama se Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po përgatitet për një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe do të jetë shumë shpejt, në muajt në vijim në Tiranë./klannews