I nxehti përvëlues që ka përfshirë Kanadanë në javën e fundit llogaritet të ketë shkaktuar deri tani 720 viktima. Temperaturat arritën rekorde me 50 gradë celsius. Autoritetet thanë se shumica e viktimave ishin të moshuar që jetonin në banesa private me ajrosje minimale.
Por i nxehti është pasuar nga një krizë tjetër, ajo e zjarreve masive që kanë përfshirë zona të tëra në perëndim të vendit. Zyrtarët lokalë thanë se të paktën 136 vatra aktive. Pjesa më e madhe e tyre u shkaktuan nga mbi 12 mijë goditje rrufesh të një dite më parë.
Qeveria federale dërgoi aeroplanë ushtarakë për të ndihmuar punëtorët e urgjencës që po luftojnë për të vënë në kontroll zjarret. Qyteza e Litton me rreth 250 banorë u shkrumbua e gjitha ndërsa njerëzit u detyruan të evakuohen me urgjencë. “Brenda 15 minutash e gjithë zona u përfshi nga flakët”, tha kryebashkiaku i saj.
Ditët e fundit temperatura normalisht të larta janë regjistruar në vendet e Amerikës së Veriut ku nuk mungojnë edhe viktimat.
/a.r