Në emisionin “Java në RTSH” mbrëmjen e sotme ishte i ftuar Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.
Ai foli për lojërat Olimpike dhe synimet e Shqipërisë. Sipas tij, do të arrijmë të ngremë flamurin në podium.
Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, u shpreh se Shqipëria ka rastin më të mirë për të marrë një medalje dhe kjo gjë bazohet në rezultatet e sportistëve të cilët maten me stërvitjen e tyre, jo vetëm me dëshirën.
“Synimet janë që Shqipëria ka rastin më të mire që të sjellë një medalje olimpike dhe pretendojmë që ta marrim këtë mendalje pasi kemi një pretendent kryesor. Rezultatet janë të matshme në stërvitje. Nuk është dëshira jonë por faktet dhe sakrificat.”– u shpreh ai.
Më tej Ylli tha se kjo kohë nuk ka qenë e favorshme për shkak të pandemisë dhe ka pas anulime të lojërave.
“Situata në Tokio ka qenë e pafavorshme kohët e fundit pasi u bë një peticion nga njerëzit për të shtyrë lojërat. Mirëpo, duke qenë se një vit u humb, u desh që të shkruaj që u bën, në mënyrë simbolike.”– tha Fidel Ylli në emisonin “Java në RTSH”.
/b.h