Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar menjëherë pas vendimit te Gjykates Kushtetuese, duke i dhënë pjesërisht të drejtë presidentit Meta për pronësinë e Teatrit, për të mos i kaluar Bashkisë së Tiranës.
Gjithashtu u vendos pezullimi i ndërtimit të Teatrit të ri.
Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Vasili thotë se SPAK duhet të arrestojë Ramën, Veliajn dhe gjithë bandën e Rilindjes, siç e quan ai. Kjo pasi ata shembën në mënyrë antikushtetuese Teatrin e vjetër.
Vasili thotë se Kryetari i Bashkisë duhet të arrestohet në Rinas, sapo të kthehet nga Amerika, gjithashtu dhe Kryeministri dhe ministri i Kulturës duhet të merren të pandehur.
Postimi i Petrit Vasilit:
Gjykata Kushtetuese foli per Teatrin!!
SPAK te coje Ramen dhe Veliaj dhe te gjithe banden e rilindjes qe shkaterroi Teatrin, rrahu qytetaret ne mesin e Pandemise, perpara drejtesise, s”ka rruge te mesme ose ndryshe SPAK nuk ekziston fare dhe eshte nje institucion i kapur.
Gjykata Kushtetuese foli!!
Shembja e Teatrit Kombetar, tashme faktohet se ishte nje krim i rende kushtetues dhe ligjor.
Kryeministri sot u faktua se e prishi Teatrin Kombetar ne kundershtim me Kushtetuten.
Sot u faktua se Kryeministri dhe Kryetari i Bashkise Tirane shkelen Kushtetuten dhe Ligjin ne bashkepunim per te fshire nga memorja kolektive identitetin tone kulturor kombetar.
Sot SPAK duhet te veproje. Kryetari i Bashkise duhet te arrestohet ne Rinas, sapo te kthehet vizita ne Amerika.
Sot Kryeministri dhe ministri i Kultures duhet te merren te pandehur. Ata prishen Teatrin ne kundershtim me Kushtetuten.
Krimi tashme eshte faktuar.
SPAK dhe KLSH duhet te veprojne. Asnje veprim mbi truallin e Teatrit derisa te perfundoje ceshtja penale dhe te zbardhet vendimi i Gjykates Kushtetuese.
Asnje veprim nuk legjitimohet më.
Bashkia Tirane nuk mund te ndertoje aty asgje, pasi pronesia e saj u shpall antikushtetuese./m.j