Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me Forumin e Prespës, ku mes liderëve të rajonit ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.
Basha përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka reaguar ndaj fjalës së Ramës, teksa ky i fundit foli për mos hapjen e negociatave nga BE për Shqipërinë.
Kryedemokrati shkruan se autokratët e korruptuar, duke shigjetuar kështu Ramën, kanë guximin që të hedhin fajin tek BE-ja.
“Ishte një kohë kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u larguan me votë. Duket se për momentin gjërat kanë ndryshuar.
Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor”, shkruan Basha.
/b.h
Do mbroje BE-ne ky TEAPI!
…TRAPI!