Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti po marrin pjesë në Forumin e Prespës në Shkup.
Në këtë forum do të diskutohen temat që kanë të bëjnë me lidhjet transatlantike dhe kthimit të sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë panel merr pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri I Kosovës Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç.
Sakaq, kreu i partisë BDI-s, Ali Ahmeti ka ndarë pak çaste më parë në rrjetet sociale disa foto nga takimi që ka zhvilluar sot me kryeministrin Rama në kuadër të Konferencës së Parë Ndërkombëtare në “Forumin e Prespës për Dialog”.
Ahmeti bën të ditur përmes këtij postimi se e ka uruar kryeministrin Rama për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.
“I veçantë është Edi, kënaqësi të flasim shtruar e vëllazërisht për punët dhe fatet tona të përbashkëta.
E urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara.”, shkruan Ali Ahmeti.
/b.h