Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka reaguar pas ultimatumit që mori nga liderët e Bashkimit Evropian që të respektojë të drejtat e komunitetit LGBT ose ta dalë nga blloku.
Orban i cilësoi kritikat e vendeve të BE-së, të padrejta, ndërsa shtoi se i duhet dhënë fund “diktaturës së BE-së”.
“Ne nuk mund të pranojmë që vendet e tjera anëtare të BE të na tregojnë se si duhet t’i rrisim fëmijët hungarezë.
Kjo nuk është e drejtë. Ne nuk mund të pranojmë që ndonjë vend në BE të na thotë se duhet të gjunjëzojmë një nga vendet e Vishegradit. Kjo diktaturë duhet të ndalet”, tha ai.
Parlamenti hungarez ka miratuar një ligj, i cili ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.
Mirëpo, BE-ja është e zemëruar me kryeministrin konservator të Hungarisë, Viktor Orban për miratimin e këtij ligji.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ligji është “i turpshëm”, duke shtuar se ekzekutivi i BE-së po shqyrton edhe marrjen e veprimeve ligjore./m.j