Vaksinimi me dozat anti-COVID ka nisur thuajse në të gjithë vendet e botës, por disa janë më të avancuara se gjithë të tjerat. Por jo të gjithë njerëzit janë entuziastë lidhur me injektimin e tyre me dozat e vaskinës. Kështu që për të inkurajuar qytetarët disa vende në botë po vendosin të ndalojnë hyrjen e njerëzve të pavaksinuar në hapësirat publike.
Ndërsa kritikët pretendojnë diskriminim, mbështetësit e cilësojnë si përparësi. Masa të tilla do të detyrojnë të pavendosurit që të injektohen sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe pse 93% e grupeve të synuara të popullsisë tashmë janë imunizuar, sërish në Abu Dabi nuk do të lejohet që të frekuentosh ambientet publike nuk je i imunizuar. Ndalimi do të jetë i vlefshëm nga 20 gushti, në mënyrë që njerëzit të kenë kohë të vaksinohen para.
Por pasi të hyjë në fuqi, ata që nuk kanë marrë vaksinën nuk do të lejohen të hyjnë në shkolla, universitete, kopshte, qendra tregtare, restorante , kafene, palestra, muze, parqe etj. Përjashtimet kryesore janë pikat e shitjes me pakicë siç janë supermarketet dhe farmacitë, po ashtu ndalimi nuk do të zbatohet për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe ata që kanë një “arsye zyrtare” pse nuk mund të injektohen me vaksinë.
Edhe në Dublin është vendosur që të ketë kufizim në hyrje të bareve dhe restoranteve vetëm për ata që janë vaksinuar plotësisht ose që kanë kaluar COVID-19. Irlanda do të jetë një nga vendet e para evropiane që do të aplikojë një kufizim të tillë, pas kryeqytetit rus.
Në Moskë, qytetarët do të vërtetojnë se janë vaksinuar, se kanë kaluar COVID-19 me një kod unik që do t’u jepet vetëm atyre që kanë anti-trupa. Vaksinimi nuk është i detyrueshëm, por politika shëndetësore është e tillë që banorët praktikisht nuk kanë zgjedhje. Edhe pse vaksinimi është vullnetar, punëtorët që e refuzojnë atë mund të përballen me humbje të vendit të punës.
Ndërkohë edhe Hong Kongu po konsideron që të përdorë kufizime. Nga autoritetet vendase mund të ndalohet hyrja e njerëzve të pavaksinuar në restorante, shkolla dhe ambiente të tjera të mbyllura që të mos shkaktojnë ndonjë valë tjetër infektimesh.
g.kosovari