Sipas MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në Republikën e Shqipërisë. Për pasojë kthjellimet dominojnë deri në mesditë, kur në zonat malore shfaqen vranësira kalimtare.
Pasditja dhe mbrëmja sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin tonë ndërsa shira të papërfillshëm do ketë zona e Alpeve.
Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C mëngjesi në zonat malore deri në 38°C mesdita në zonat e ulëta.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Deri në mesditë moti vijon i kthjellët në Republikën e Kosovës. Por pasditja sjell kalime vranësirash duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar dhe të papërfillshëm në zonat perëndimore. Mbrëmja largon vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Maqedonia e Veriut
Dita e enjte në territorin e MV nis me kthjellime por duke ju afruar mesditës do të kemi kalime vranësirash nëpër të gjithë MV edhe pse nuk priten reshje. Parashikohet që edhe mbrëmja të vijojë në të njëjtat kushte të motit.
Rajoni dhe Europa
Mbetet Lindja dhe pjesërisht Qendra me vranësira dhe shira. Ndërsa kthjellimet dominojnë pjesën tjetër të kontinentit. Konkretisht me diell vijon Europa Veriore, Perëndimore dhe Europa Jugore.
g.kosovari