Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës riter është regjistruar sot në Prevezë të Greqisë. Lëkundjet u ndjenë pasditen e sotme rreth orës 18:44.
Sipas Institutit Gjeodinamik mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra në perëndim të Prevezës.
Po ashtu raportohet se thellësia e tërmetit ishte 17 km. Mediat greke shkruajnë se deri më tani nuk raportohen dëme materiale.
/b.h