Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur vendimin për ish-efektivin e policisë Glen Ndreu. Ai u akuzua nga prokuroria për dhunimin e një 15-vjeçari, në Maj të vitit të shkuar.
Togat e zeza e kanë dënuar me 4 muaj punë në interes të publikut.
Ngjarja ndodhi gjatë periudhës së karantinës.15-vjeçari së bashku me një mikun e tij kishin dalë pa leje për të bërë xhiro me biçikletë.
Nëna e adoleshenti, bëri më dije që është kundra vendimit të gjykatës dhe se do ta dërgonte çështjen në Apel.
/a.r