Norvegjia, në bashkëpunim me BE, do të dhurojë 182,900 doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë.
“Jam i kënaqur që këto vaksina janë të dobishme dhe që Norvegjia mund të ndihmojë në sigurimin që popullata e Kosovës të vaksinohet më shpejt”, thotë Ministri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve të Përkujdesjes, Bent Høie.
Më 12 Maj, me rekomandimin e Institutit Norvegjez për Shëndetin Publik, qeveria vendosi të heqë vaksinën AstraZeneca nga programi i vaksinimit në Norvegji.
“Qeveria së shpejti do të përfundojë një marrëveshje me Kosovën në mënyrë që Norvegjia të marrë përsipër zbatimin praktik të transporteve në Kosovë në bashkëpunim me BE”, thuhet në një deklaratë.
Kosova është një nga vendet në Evropë që ka marrë më pak doza të vaksinës deri më tani.
/a.r