Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë i është përgjigjur sot akuzave të Aleancës për Teatrin. Kjo e fundit aludoi për një takim sekret dhe jotransparent mes Luigi Sorecas dhe kreut të Gjykatës Kushtetuese në 16 qershor.
Aleanca për Teatrin tha sot se Soreca në 16 qershor ka hyrë dhe ka dalë fshehurazi nga GJK. Ajo tha se ambasadori po lobon në Kushtetuese në favor të Erion Veliajt për çështjen e Teatrit Kombëtar. Rreth takimit, Aleanca u shpreh se si provë kishte informacionet e disa anëtarëve të saj që punonin në dyqanet pranë GJK dhe që e kishin parë Sorecan.
Por menjëherë pas këtyre deklaratave, Delegacioni i BE në Shqipëri shprehet se kjo është një shpifje dhe se do të ndiqet ligjërisht.
Ja reagimi i plotë:
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca.
Delegacioni i BE-së në Shqipëri konfirmon që Ambasadori Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 qershorit 2021. Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.
Gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar. Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare.
Delegacioni i BE-së rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat e bazuara në shpifje të bëra sot në media.
/javanews/a.r
Ti Z Soreka,dhe Z Kim jeni bere te pa besueshem,jeni kthyer ne vegla te sh edvin narkomanit.
ashtu te duket ty o Sali RRumpalla. nuk ua ka njeri me te futur po gerdalle jeni ju te pd si parti dhe si militan kap ca te kapesh e ze ca te zesh
Kim dhe Soreca po punojnë për Shqipërinë më shumë se shqiptarët!
Bravo